Vdekja e 35-vjeçares Aida Çajka, në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, zbulon të tjera informacione. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, është bërë e mundur që të zbadhet e vërteta, e cila ka shokuar dhe tronditur familjarët e viktimës.
Burimet thonë se gruaja ka pasur një hemorragji të brendshme, sipas të cilëve vdekja e 35-vjeçares ka ardhur pasi ajo kishte çarje të shpretkës. Ndërkaq janë duke vazhduar hetimet për pretendimet e familjarëve të 35-vjeçares.
Ngjarja e rëndë në maternitetin “Koco Gliozheni”, ku 35-vjeçarja humbi jetën mëngjesin e sotëm, gjatë kohës që po sillte në jetë foshnjen e saj. Familjarët kanë akuzuar bluzat e bardha, pasi sipas tyre, ata janë shkaktarë të humbjeve.
Vëllai i nënës Aida Cajka deklaroi se policia e shoqëroi atë menjëherë pas vdekjes së motrës, pasi ai kishte kërkuar informacion nga mjekët dhe askush nuk i jepte shpjegime.
Vëllai i viktimës pretendon se mjekët dhe drejtoresha e spitalit kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me vdekjen e foshnjës.
“E fusim brenda, mjeku thotë po marr koleget e mi. Tha fëmija ishte i gjallë. Në dokumentacion nuk vërteton se është bërë një ekografi që fëmija është gjallë. Më thanë na jep konsensusin që të bëjmë operacionin sepse bashkëshorti i saj nuk ishte këtu, dhe në një moment mjekët largohen dhe vetëm njeri prej tyre i bënte një masazh kardiak. U them mjekëve çfarë po ndodh më thanë pyet vete. Në atë moment i rashë xhamit , ndoshta pak më fortë seç duhet dhe xhami u thye. Në këtë moment kanë lajmëruar policinë dhe më kanë shoqëruar. Unë ende nuk e di shkakun e vdekjes së motrës dhe mbesës. Drejtoresha e spitalit më tha se në momentin që erdhi motra foshnja ka qene e vdekur, ndërsa mjekët më thanë që foshnja ishte gjallë.”- deklaroi vëllai i 35-vjeçares, Fatjon Toska.