LAC- Atentat me armë zjarri në lagjen numër 2 të qytetit të Laçit, qëllohet me pistoletë në drejtim të një të riu. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa personash, ndërsa janë përdorur edhe armët. Mësohet se objektiv i të shtënave ishte një i ri që po udhëtonte me një automjet tip “Benz” me ngjyrë të kuqe, i qëlluar nga dritarja e një mjeti tjetër në ecje e sipër. Policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se ka gjetur një automjet të dëmtuar me armë, por fatmirësisht jo persona të lënduar. Blutë e Kurbinit kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin në pyetje dëshmitarët.