Atentati me armë në lac, Policia: Ja autori dhe si ndodhi ngjarja

0
232

Policia e Lezhës ka zbardhur atentatin e ndodhur sot në drekë në Kurbin. Kështu, sipas Policisë, autori i atentatit që përfundoi pa të lënduar është Alket Rrema, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Rrema ka qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit të shtetasit N.B., i cili për fat të mirë nuk është lënduar. Pas kësaj, Rrema është larguar. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postblloqe. Ende nuk dihet motivi i atentatit, por vazhdojnë kërkimet për autorin.

NJOFTIMI

Më datë 17.09.2016, rreth ores 13.30 është njoftuar se ne afërsi të bankës së vjetër Laç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 490 JL në pronësi të shtetasit N.B. banues në Laç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti verbal të çastit për motive të dobëta mes shtetasve N.B. dhe një shtetasi tjetër, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N.B. Për pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i shtetasit N.B. dhe nuk ka të lënduar në njerëz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore , u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Alket Rrema , 32 vjeç, banues në Kurbin i cili u shpall në kërkim. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës. Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NGJARJA

Atentat në mes të qytetit të Lacit, për fat pa të lënduar. Të shtënat janë dëgjuar pas mesdite në mes të qytetit.

Sipas të dhënave të para flitet për një atentat me armë, të ardhur pas një sherri në një lokal në qytet. Dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti që ka qenë në lëvizje. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se personat që kanë qëlluar kanë qenë në këmbë, në kohën kur kanë zbrazur armën, drejt automjetit.

I riu që udhëtonte me një automjet tip “Benz” në ngjyrë të kuqe, me targë AA 490 Jl, është shënjestra e një grupi personash të armatosur, raporton “Neës 24”. Breshëria e plumbave u derdh mbi mjetin e tij, duke i shpuar gomat, por për fat pa të lënduar, as nga kalimtarët e shumtë që ishin të pranishëm. Pas atentatit autorët kanë mundur të largohen me autoveturë nga qyteti duke i shpëtuar arrestimit të policisë. Blutë e Kurbinit tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë këqyrjen e mjetit që ka lënë aty i riu, i cili ishte edhe objekt i atentatit. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e saj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency