Avioni i Ishmit, kapaciteti deri në 1.63 ton, shpejtësia 306 km/h

0
225

Piloti italian, Guido Andrea Guidi, 69-vjeç, i cili uli avionin tip Piper në një pistë të improvizuar në Ishëm, deklaroi se rrugën tjetër, të planifikuar për në muajin Tetor, do të merrte një ngarkesë droge prej 200 kg.

Por në fakt, duke i hedhur një sy të dhënave teknike të avionit, bie në sy se ai ka një kapacitet prej 1.63 ton dhe me 6 ulëse, përfshirë edhe atë të pilotit.

Çka shton dyshimet se sasia e drogës që do të ngarkohej me avion, mund të ishte disa herë më madhe sesa ajo që deklaroi piloti 69-vjeçar.

Avioni ka një shpejtësi prej 306 km/h. Duke iu referuar distancës në vijë ajrore mes Ishmit dhe Barit, në Itali, (nga ku u ngrit avioni) prej 300 km, avioni do ta përshkonte atë për më pak se një orë (saktësisht 55 minuta).

Shqiptarja.com ka siguruar dhe targën e këtij avioni 00 24 11, me model PA 32 P- 301 T, i prodhuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avioni tip “Piper” me pilot 69-vjeçarin italian, Guido Andrea Guidi, u ul mëngjesin e të enjtes, në një pistë të improvizuar në Ishëm. Ulja e avionit ka qenë pa probleme, ndërsa në momentin kur ka tentuar të ngrihet fusha ka qenë e pamjaftueshme, duke përfunduar në fund të saj, në një zonë të pyllëzuar.

Piloti italian pranoi përpara hetuesve se ulja në Ishëm ishte test për rrugën e ardhshme, kur ai do të merrte ngarkesën prej 200 kg drogë, të porositur nga disa trafikantë shqiptarë.

targa e avionit

targa-e-avionit

(Të dhënat teknike të avionit, kapaciteti 1.63 ton)

te-dhenat-teknike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency