Çiljeta Xhilaga, e ftuar te Zonë e Lirë, Fiori Dardha kujton si ka qenë ajo shumë vite më parë

0
243

Çiljeta Xhilaga, e ftuar në programin Zonë e Lirë, ka nxitur edhe Fiori Dardhën për të shkruar për të. Nuk bën komente për veshjen, apo pamjen, por për vetë Çilin, vajzën që ajo e ka njohur vite më parë. Ndryshe nga shumica e personazheve të kësaj fushe, për Fiorin, Çili ka mbetur e njëjta dhe ajo e vlerëson për këtë arsye.

“E kam njohur Çiljetën shumë vite më parë, në kohën kur realizoja emisionin “Bla Bla Bla”. E çiltër, e qeshur, e thjeshtë! Përherë intervistat me të rezultonin të suksesshme. Përherë e dashur për publikun! E shoh sërish sonte pas kaq vitesh. E njëjta Çiljetë! Janë të paktë personazhet që nuk I ndryshon fama e në këtë zanat është shumë e rëndësishme të mbetesh njeri!” shkruan ajo.