Shqiptarët, me kostume popullore mbi “Harley Davidson”

0
234

Një grup shokësh nga Shqipëria, të apasionuar me motorët “Harley Davidson”, kanë formuar një grup “Albanian Bikers” me seli në Itali dhe Gjermani. Pasioni për “dy rrotat” ky grup shqiptar ua ka trashëguar edhe fëmijëve.

14329905_883180741811859_3085400774454052883_n

Përfaqësuesit shqiptarë të “Albanian Bikers”, së fundmi kanë marrë pjesë në aktivitetin e quajtur “Hog Harley Davidson”, i cili u mbajt në Austri. Aty organizohet çdo vit një paradë me motorët “Harley” ku marrin pjesë motoçiklistë nga e gjithë bota. Sivjet, të pranishëm kanë qenë 70 mijë persona me motorët e tyre. Secili prej pjesëmarrësve ka qenë i veshur me simbolet e vendit të tij dhe ngjyrat e flamurit kuqezi janë përfaqësuar nga “Albanian Bikers”.

Lajmi që bëri jehonë në të gjithë Europën ka qenë pjesëmarrja e dy vajzave të vogla nga Shqipëria, Iris 8 vjeç dhe Noemi 5 vjeç. Të veshura me simbolet e vendit tonë, Irisi dhe Noemi tërhoqën vëmendjen pasi ishin ulur mbi motorët “Harley”. Dy vajzat tërhoqën menjëherë vëmendjen e të pranishëmve, teksa të gjithë afroheshin për të bërë fotografi me to.

14364909_10209158320467161_8184012442975168910_n

“Në momentin që dolëm për të bërë disa foto të gjithë bashkë, patëm një sukses të paimagjinuar. Rruga u mbush plot me njerëz për të bërë fotografi dhe duartrokitjet nuk mbaronin. Për ne dhe vajzat tona të vogla ishte një adrenalin e papërshkruar. Për 4 km patëm vetëm duartrokitje dhe njerëz që ngelën me gojëhapur. Veshjet dhe flamuri që ne mbajmë na jep krenari që jemi shqiptarë”, shprehet një prej shqiptarëve të pranishëm. Sakaq, përfaqësuesit e grupit “Albanian Bikers” kanë konfirmuar edhe pjesëmarrjen në aktivitetin e radhës.

14344828_1403674999661052_4409221848976140898_n

Gjobitet babai i vajzave

Jo gjithçka ka shkuar mirë në paradën e quajtur “Hog Harley Davidson”, teksa dy vogëlushet shqiptare që drejtonin motorët tërhoqën vëmendjen e të pranishëmve. Policia austriake ka ndaluar babain e vajzave, të cilin e ka gjobitur, pasi fëmijët e tij nuk kishin leje drejtimi dhe nuk kishin në kokë skafandrat mbrojtëse. Mirëpo, gjoba është paguar me qejf nga kryefamiljari, siç bëri me dije ai.S.S/panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency