Aksident në aksin rrugor Shkodër-Postribe, lëndohen dy shtetas turq dhe një shqiptar

0
368

b3

b4

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së dielës në aksin rrugor Shkodër- Postribe, në fshatin Hot i ri, Njësia Administrative Rrethina. Dy furgonë pasagjerësh janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë tre persona janë dëmtuar. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy prej të dëmtuarve janë shtetas turq, ndërsa i lënduari tjetër shqiptar. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për rrethanat në të cilat ndodhi ky aksident. Tre të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.