Dhuratë të dashurës? Mos gabo te veprosh kështu!

0
257

Kur kuptuam që Ashton Kutcher i kishte dhuruar të dashurës së tij Mila Kunis një këllëf për iPhone ku i kishte vendosur inicialet e tyre, menduam se kjo është një dhuratë jo edhe aq e veçantë. Por, kur kuptuam se çfarë dhurata i kishin dhuruar disa meshkuj të dashurave të tyre, kuptuam se dhurata e Ashton Kutcher nuk kishte qenë edhe aq e keqe.

“I dashuri im më dhuroi tre kuti për ushqim për ditëlindjen time. Si duket ka marrë gjënë e parë që ka gjetur në kuzhinë dhe e ka mbështjellë atë.” Ka thënë A.Sh.

“Një helmetë për motoçikletë, edhe pse as unë e as ai nuk posedojmë motoçikleta!”, shprehet një lexuese tjetër.

“Dhurata më e çuditshme…Një kornizë me fotografinë e tij…kur ka qenë gjashtë vjeç!”, shkruan J.H.

“Për një Vit të Ri i dashuri më kishte blerë një orë muri me logot e ekipeve të ndryshme të futbollit! E tërë kjo  vetëm pse një natë kisha  vendosur të shohim një lojë futbolli së bashku.”

“Për Vitin e Ri të parë që po e festonim së bashku, i dashuri im më kishte blerë papuçe me një macë të madhe në to e cila fliste në telefon dhe bënte dritë në ambient të errët…e tmerrshme! Më vonë më tregoi se dhuratën e kishte zgjedhur tezja e tij, pas çka ato përfunduan në shportën e mbeturinave”, ka thënë A.Z.

“I dashuri im më dhuroi një kaktus dhe një çokollatë Snickers për ditëlindje. Nuk e di a mund të jetë më keq se kjo”, thotë një tjetër.

Dhe si duket mund të jetë edhe më keq… Ja se çfarë i dhuroi i dashuri një lexueses tjetër!

“I dashuri më dhuroi një krem kundër rrudhave. Në ditëlindjen time të 22-të!”