Etrit Berisha më në fund gjen një vend në formacionin titullarë të Atalantës.
Gardiani i portës së Shqipërisë do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë pasi i parë i bergamaskëve, Marco Sportiello nuk është stërvitur dje me skuadrën pasi ka ndjerë dhimbje në shpinë.
Atalanta do të ketë një transfertë të vështirë pas disa minuta, pasi do të luajë në fushën e vështirë të Cagliarit, teksa për Berishën pritet që të jetë një ndeshje shumë impenjative.
Atalanta (3-5-2): Berisha; Masiello, Toloi, Zukanovic; Conti, Kurtic, Carmona, Kessié, Konko; Gomez; Paloschi.