Ngjarje e rëndë, pas dasmës 47-vjeçarja shkon e vdekur te “Nënë Tereza”, mister shkaqet

0
314
Një 47-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve zyrtare, shtetasja Rajmonda Biraçi ka shkuar sot e vdekur në spitalin “Nënë Tereza” në urgjencën e zemrës.
47-vjeçarja kishte qenë në një dasmë në Pezë ku është ndjerë keq dhe më pas është transportuar nga të afërmit në spital, por ka mbërritur e pajetë. Paraprakisht mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 18.09.2016, ka ardhur e vdekur në spitalin “Nënë Tereza”, në urgjencën e zemrës shtetasja Rajmonda Biraçi 47 vjeçe, e cila ka qënë në një dasëm Pezë. Mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.