Të shumtë janë qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm, që preferojnë të kalojnë pasditet e tyre me një gotë birrë në dorë e me disa patatina buzë detit apo edhe tek vendi i njohur nga të gjithë si “Sfinksi”.
Mirëpo, në të duket se si dalin minjtë nga hapësirat mes gurëve. Shikojeni me vëmendje. Nuk bëhet fjalë për një mi të vetëm, por dy e mos janë edhe më shumë. Ndoshta ky vend nga atraksion turistik po shndërrohet në një fole minjsh.