Sherri masiv, plumba dhe grushte në mes të Tiranës, policia arreston “trimin” 21-vjeçar që kanosi 3 vetë

0
548

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se dije se bëhet fjalë për Xhoni Hitën. I riu u arrestua pas një sherri me armë dhe grushte gjatë ndaj tre personave të tjerë, mesnatës në Tiranë.

KOMUNIKATA E POLCISË: Shërbimet e policisë pas informacioneve të marra, se në rrugën “Nuçi Naçi”, rreth orës 00:30, shtetasit I. F. ,S. F. dhe E. C., janë konfliktuar dhe kanosur nga Xhoni Hitaj dhe një person tjetër ku po punohet për identifikimin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kishte ndodhur konflikti. Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës që shtetasi i arrestuar së bashku me shtetasin tjetër që ende nuk është kapur kishin kërcënuar tre shtetasit e mësipërm gjatë konfliktit. Arma pistoletë e tipit “SIGSAUER P226”, 9mm dhe një krehër me 10 fishekë u gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.