Një nënë është filmuar teksa brohoriste pasi i hedhin djalin e saj 4 vjeçar nga një urë në Montesano, Washington.
Videoja e tmerrshme tregon momentin kur një person i identifikuar si Taylor Richardson hedh fëmijën nga ura 8 metra e lartë, ndërsa nëna e tij nuk bën asgjë.
Britmat dhe të qarat e vogëlushit dëgjohen dhe në video.
Kjo ngjarje është xhiruar nga 18-vjeçari Kaylub Fawley i cili më pas e ka hedhur videon në Facebook.
Nëna e 4-vjeçarit Jeremia Goodwin dhe shoqëruesi i saj Taylor Richardson do të përballen me ligjin për këtë ngjarje që vuri në rrezik jetën e vogëlushit./tvklan.al