Zërat për President, Meta në Korçë: Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura

0
205

Zërat që e lidhin atë më një kandidim të mundshëm për President të Republikës, Ilir Meta nuk pranoi ti komentonte. Nga Korça ai tha se nuk komenton gara të pashpallura, ndërsa theksoi se e vetmja gara ku ai merr pjesë është ajo e kryetarit të LSI.

Meta: “Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. E vetmja garë ku unë marr pjësë është ajo e kryetarit të LSI dhe kam kënaqësinë që këtë gara që e konsideroj si një sfidë për përmirësimin e mëtejshëm të LSI ta nis nga Korca dhe Pogradeci”.

Në lidhje me miratimin e ligjeve për reformën në drejtësi, Meta u shpreh i bindur për konsensus.

Meta: “Kurrë mos mendoni se do të lodhem së kërkuari konsensus. Besoj se puna e komisionit ka qenë konstruktive dhe besoj se është e mundur që të punojmë në mënyrë konstruktive dhe në respekt të konsensusit të 22 korrikut”

Në lidhje me rrëzimin e avionit në Ishëm, Meta tha se e ardhmja e zhvillimit të Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabisi.

Meta:“Këtu jemi për çështjen e mollëve. Unë e kam një përgjigje shumë të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia, turizmi dhe jo kanabisi, prandaj për këtë cështje politika duhet të marrë një vendim dhe jo ti shmanget, por edhe partnerët ndërkombëtarë që janë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë. Është e rëndësishme që të vendoset sesi do të sillemi në të ardhmen në këtë fenomen”