45 ditë burg për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”

0
523

Prokuroria e Tiranës ka çuar në Gjykatë dosjen për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet, pasi dyshohet se shërbimin për 35-vjeçaren shtatzënë Aida Çajku. Tre ditë pas vdekjes së gruas shtatzënë dhe foshnjës që priste të sillte në jetë, organi i akuzës pritet të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditë, për dy mjekët Dritan Decka dhe Helidon Klosi, deri në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor.

Dy mjekët primarë në materniteti “Koço Gliozheni” u ndaluan mbrëmjen e së shtunës, pasi nga hetimet u konstatua neglizhencë dhe mjekim i pakujdesshëm i gruas shtatzënë.

Tre ditë më parë, 35-vjeçarja Çajku u paraqit me komplikacione në maternitet. Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, madje nuk e kanë kuptuar situatën e 35-vjeçares, duke e orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake. Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta. Por vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemorragji masive në pjesën e shpretkës, një patologji e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën. Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas sorollatjeve të gruas shtatzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën.

Aida Çajku, nga Paskuqani, ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë. Ajo ishte shtatzënë në muajin e nëntë dhe priste të sillte në jetë një vajzë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency