Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin me eksploziv të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se mëngjesin e sotëm në Nikël të Krujë, në pjesën e përparme të automjetit tip Touareg me targa AA 020 BH është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.
Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje.
Drejtuesi i mjetit është 35-vjeçari me inicialet G. B., nga fshati në Larushkë, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë, është jashtë rrezikut për jetën.
Personi i plagosur është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.
Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.