Sherri mes dy nxënësve në një shkollë 9-vjeçare në Fier, përfundoi me njërin prej tyre në spital. Policia e Fierit njofton se ngjarja ka ndodhur në pushim të orëve të mësimit, gjatë paradites së sotme.
Njoftimi i policisë:
“Sot më datën 19.09.2016, në shkollën “Pinellopi Pirro”, në pushimin e orëve mësimore, pas një grindje për motive të dobëta, nxënësi i klasës Vlll C, shtetasi F. D., ka goditur me stilolaps në shpatull nxënësin tjetër të po kësaj klase shtetasin R. T., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier”, kanë bërë të ditur burime zyrtare nga policia.
Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet.