PD: “Karteli i Ramës i pandalshëm, tonetala me drogë nisen çdo ditë drejt Europës, me makinë, me avionë dhe me skafe”

0
216

14315540_255330814866918_1061667691_o-1

“Me makinë, me avionë, me skafe, në cdo lloj rrugë, mjeti e forme, tonetala me drogë nisen cdo ditë drejt Europës nga karteli i Edi Ramës. Vetëm 4 ditë më parë ra avioni që kishte ardhur të ngarkonte kanabis në Durrës, në pistën 1.8 kilometra të gjatë ndërtuar nga trafikantët. Sot në Brindizi të Italisë është kapur një skaf me 1 ton drogë, ngarkesë e nisur nga grykderdhja e Vjosës, zona e influencës së habilajve të Tahirit. Jane kapur po sot, duke u futur në Maqedoni disa thasë me drogë.” Me këtë deklaratë Partia Demokratike lëshoi alarmin se me gjithë alarmin publik, asgjë nuk e ndalon më drogën, kultivimin e trafikimin e saj.

Kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në PD, Enkelejd Alibeja thotë se ky biznes nuk ndalet, sepse është biznesi i qeverisë Rama, i shtrirë në mbarë vendin dhe madje edhe në rajon.

“Nuk ndalet se ky është biznes qeveritar, është e vetmja alternativë që Edi Rama u ka lënë shqiptarëve. Kur droga mbulon vendin, dërgesat do të shtohen, karteli fuqizohet dhe merr në dorë rrugët ajrore, detare, tokësore. Droga e kartelit të Edi Ramës po mbulon dhe vendet fqinje. Shqipëria për fat të keq është në hartën e zezë, është kthyer në ditët më të këqia, si prodhuesja dhe trafikuesja kryesore e narkotikëve në Europë.

Eshtë droga që po shkatërron ekonominë e ndershme në vend, që po shfrytëzon tokat dhe burimet, që po inkriminon shoqërinë, që po asgjeson votën themelin e demokracisë”.

Sipas PD, mënyra për ta ndaluar rënien e vendit në këtë greminë është ndalimi i Edi Ramës.