Rodriguez: Zidane është idhulli im

0
227

James Rodriguez përshëndeti trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, si “idhull” të tij, pasi bëri një kthim prej golashënuesi në formacionin startues të “galaktikëve”, në fitoren 2-0 të kampionëve të Europës ndaj Espanyol. Real Madrid ka tashmë një rekord prej 16 ndeshjesh radhazi në La Liga, që i fiton, teksa James Rodriguez dhe Karim Benzema shënuan në të dyja pjesët e lojës, në “Estadi Cornellà-El Prat”, duke “amortizuar” kësisoji mungesën e superstarëve, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Kolumbiani ka luftuar fort për të qenë një lojtar i rregullt në ekipin e parë, nën drejtimin e Zinedine Zidane, por ai u tha gazetarëve, pas ndeshjes, se e mban trajnerin e tij si model. “Zidane është idhulli im. Real Madrid është ëndrra ime, – tha ai. – Unë vetëm shpresoj që kjo eksperiencë të zgjasë sa më shumë kohë. Familja ime dhe unë jemi shumë të lumtur në Madrid. Do të luftoj për të qëndruar këtu, përgjithmonë. Nuk është e vërtetë që kam pasur një periudhë të keqe. Nëse nuk flas për publikun, kjo nuk do të thotë se kam një marrëdhënie të keqe me askënd. Ne jemi të bashkuar si ekip dhe të gjithë më kanë mbështetur këtu, që nga dita e parë. Ne duam sa më shumë fitore dhe sa më shumë gola. I kuptoj vendimet e trajnerit. Zidane e di se gjithmonë, unë dua ta ndihmoj ekipin, jo vetëm me gola, por edhe asiste.”/telesport