Ministria e Punëve të Brendshme, ka dhënë 400 leje për armëmbajtje (revole), kjo për persona fizikë. Pjesë e tyre janë dhe politikanë, deputetë, kryetarë komunash, e shumë fytyra publike të cilët do të ketë tashmë me vete edhe një armë.
Mesa duket kjo pjesë për vetë deputetët nuk është problem, të cilët e kanë pohuar edhe publikisht.
Posedimi i armëve në Kosovë është bërë shqetësim, duke parë numrin e madh të vrasjeve. Përveç numrit të madh të armëve pa leje që gjenden te qytetarët, një numër i madh është edhe i armëve me leje.
Por, shqetësues është edhe bartja e alltisë në shokë nga personat publikë, siç janë politikanët. Njohës të çështjeve të sigurisë e shohin të panevojshëm që numër i madh i zyrtarëve publikë të bartin armë, përveç ndonjë rasti specifik, por jo të abuzohet me to.