Ekspozita/ Amsterdami mrekullohet nga arti i Dinastisë Marubi, rradhë të gjata

0
230

Hapja e ekspozitës “Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare” ka zgjuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut në kryeqytetin holandez. Kolonë e gjatë e qytetarëve është krijuar në Holandë për të parë historigrafinë e fotografisë shqiptare që nga viti 1856 deri 1959. E vendosur në godinën e re, te pedonalja e qytetit, tani Muzeu Marubi ka trajtën moderne të paraqitjes së një muzeu bashkëkohor, ku ruhen mbi 150 mijë negativë xhami, duke u vlerësuar për arsyet historike, sociologjike, kulturore etj. Radhë të gjata për të prerë biletën që të çel dyert e thesarit të Marubëve, në njërin prej muzeve më prestigjozë të Europës.  Foam Fotografiemuseum Amsterdam i ka bërë vend thesarit 100-vjeçar të fotografisë shqiptare. Këtu, eskspozita e “Dinastisë së Marubëve” do të qëndrojë e hapur deri më 27 nëntor me konfigurimin “Dinastia Marubi -100 vite të studios fotografike shqiptare”, ku po shfaqen fotografitë e përzgjedhura nga 1856-1959.