Himarë/ Arrestohet çifti bashkëshortëve, dhunuan turistët gjermanë pasi nuk paguan parkimin prej 10 eurosh

0
167

Dy shtetas gjerman, të ardhur në Shqipëri për turizës, darkën e të dielës kanë rënë pre e dhunës ndërsa tentonin të parkonin makinën. Ngjarja në fjalë ka ndodhur Bunec të Himarës raportuan ditën e djeshme burime pranë policisë. Kështu nga të dhënat paraprake mësohet se njëri nga dy shtetasit gjerman është goditur me grusht në buzë. Ngjarja ka ndodhur pasi dy agresorët, shtetas shqiptar, të cilët tashmë janë shoqëruar nga policia e Vlorës, u kanë kërkuar turistëve shumën prej 10 eurosh për parkimin e makinës në tokën e zaptuar në bregdet. Ngjarja e ndodhur dy ditë më parë u raportua ditën e djeshme nga policia e cila nëpërmjet një deklarate për mediat deklaroi: “Rreth orës 21:50 në zonën e plazhit Bunec, Himarë ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve shqiptar dhe dy shtetasve të huaj. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka rezultuar se dy shtetas shqiptar (bashkëshortë), janë konfliktuar fizikisht me shtetasit J.C, 61 vjeç dhe C.C, 59 vjeçe (bashkëshortë) me banim në Gjermani. Në konflikt e sipër çifti shqiptar ka dëmtuar lehtë shtetasin gjerman J.C, dhe më pas janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pagesës së parkimit të automjetit gjerman “Rulot”, tarifë e cila është kërkuar nga ana e çiftit shqiptar duke mos qenë pronarë të zonës (vendit). Policia e Vlorës në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Himarë janë vënë ndjekje të shtetasve në fjalë dhe kanë bërë të mundur kapjen e tyre në aksin rrugor Himarë –Vlorë pranë Orikumit. Policia ka identifikuar personat e dyshuar si:1. L.S, 41 vjeç, 2. D. N, 28 vjeçe, të cilët po udhëtonin drejt qytetit të Vlorës me automjetin e tyre tip “Benz”. Këta shtetas janë shoqëruar drejt Stacionit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen”.