Nuk do të jenë vetëm Ilir Meta dhe Shezai Rrokaj kandidatë për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në katër vitet e ardhshme.
Deputeti i kësaj force politike, Përparim Spahiu ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet e 6 nëntorit.
Në një status në faqen e tij në Facebook, Spahiu shkruan “Vendosa sot, të kandidoj për kryetar të Lsi-së! Nuk mund të vazhdojmë më keshtu, shumë gjëra duhet ti ndryshojmë në bashkëqeverisjen..!!!”.
Përparim Spahiu u përjashtua nga grupi parlamentar i LSI-së pak muaj më parë pasi doli kundër një neni të Reformës në Drejtësi, por që pas miratimit të saj, u rikthye në këtë forcë politike.