Reforma/ Donald Lu dhe Vlahutin takim me Petrit Vasilin në Kryesinë e Kuvendit

0
255

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë zhvilluar sot një takim me nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në Kryesinë e Kuvendit. Takimi, i cili zgjati disa minuta, kishte në fokus të tij Reformën në Drejtësi. Mësohet se Vasili pritet të dalë në një deklaratë për mediat, ku do të tregojë detajet e këtij takimi. Që pas natës së 22 korrikut, ku dhe u miratua me konsensus Reforma në Drejtësi, po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe 6 ligjet, pjesë e paktës së kësaj reforme. Sakaq, ambasadori i SHBA-ve, Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Vlahutin kanë qenë shumë aktiv për arritjen e konsensusit mes palëve politike.BW