Një sherr me thika mes dy bashkëmoshatarëve në gjimnazin “Çajupi” në kryeqytet i ka kushtuar rëndë një 15-vjeçari. Pas një konflikti mes dy nxënësve të vitit të dytë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë. Ndonëse është dërguar me urgjencë në spital, 15-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, pasi thika i ka prekur arterien kryesore.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:35, pikërisht para oborrit të shkollës “Çajupi”, nxënës të së cilës janë edhe dy bashkëmoshatarët e përfshirë në konflikt.
Policia ka shoqëruar pesë persona që dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.