Policia kishte informacion se në burgun e Fierit shitej hashash për të burgosurit dhe sipas të dhënave vetë gardianët e fusnin drogën në burg. Gjatë kontrollit që iu bë gardianëve, dy prej tyre iu gjet hashash. Ledio Pashaj dhe Lusiano Rexha u kontrolluan me imtësi dhe hashashi iu gjet në pjesën e pasme të trupit, në fundshpinë, saktëson policia.
“Nëninspektor Ledio Pashaj dhe Lusiano Rexha, në pjesën e fundshpinës i janë gjetur dy paketime të mbështjella me letër celefoni me lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë 11.1 gram, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga kontrolli i banesës së shtetasit Lusiano Rexha janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 41 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.”
Tani gardianët do t’i bashohen shumë shpejt të burgosurve të tjerë. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorim i detyrës”.