Itali/ Arrestohet shqiptari, kërcënon ish të dashurën: Nëse s’kthehesh me mua do ble një pistoletë e do bëj masakër

0
217

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar një ditë më parë në Itali nën akuzën e përndjekjes ndaj ish të dashurës së tij rumune (po 35-vjeç), ndërsa mediat lokale nxjerrin në dritë detaje të reja që tregojnë xhelozinë e ‘sëmurë’ të shqiptarit. Mësohet se pasi rumunia i dha fund lidhjes 13-vjeçare mes tyre, 35-vjeçari ka bërë gjithçka për t’ia bërë asaj jetën të pamundur, raportojnë mediat lokale. Shqiptari ka bërë telefonata të vazhdueshme, përndjekje, mesazhe kërcënuese dhe presione mbi familjen e miqtë e saj. Shqiptari me banim në Coccaglio të Breshias, që ka marrë edhe shtetësi italiane, ka shkuar në vendin e punës së 35-vjeçares rumunes duke i kërkuar pronarit që ta pushonte. Ai e ka kërcënuar edhe me vdekje ish të dashurën: “Nëse nuk kthehesh me mua do ble një pistoletë dhe do bëj masakër”, kishte shkruar ai në një mesazhet e shumta dërguar ish të dashurës. “Nëse del me ndonjë tjetër kjo do të jetë gjëja e fundit që bën”, është një tjetër mesazh dërguar 35-vjeçares. Një muaj pasi lidhja e tyre morri fund, rumunia ka bërë denoncimin në policinë e Cologne. Hetimet e karabinierëve çuan në mbledhjen e mjaftueshme të provave për të arrestuar shqiptarin, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg.