Vasili paraqet amendamendin për projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

0
204

Drejtuar:    Z. Ilir Meta

Kryetar i Kuvendit

Lënda    :   Paraqitje amendamenti

 

AMENDAMENTI:

Në mbështetje të nenit 71 të Rregullores së Kuvendit, te projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, propozohet që në nenin 3, i cili ndryshon nenin 48 duke shtuar nenin 48/1, pas pikes 2 të nenit të ndryshuar shtohet pika 3 e formuluar si më poshtë:

Pika 3

Organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtën e monitorimit në pikat doganore të caktuara për kontrollin dhe zhdoganimin e mbetjeve.

Ato paraqesin kërkesë me shkrim për pajisjen me autorizimin nga ministri përgjegjës për mjedisin, që lejon kryerjen e këtij monitorimi.

Drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa kufizim. “

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency