Berisha: “Besnik Sulaj kërcënoi konsullin libanez”

0
175

Ish kryeministri Berisha nxorri emrin e diplomatit, që sipas tij është kërcënuar nga biznesmeni Besnik Sulaj. Ai e ka akuzuar disa herë Sulajn se ka kërcënuar biznesmenë të huaj që kishin interes per rafinerinë e Ballshit, por pa bërë publik emrin. Sot në parlament ai tha se kërcënimi i është bërë konsullit libanez, për arsye se ai solli këtu një investitor të interesuar për rafinërinë. Opozita e akuzon Sulajn se rafinerinë e Ballit, atë të Fierit dhe të gjithë ARMO-n e ka privatizuar përmes aferash të dyshimta, pa paguar asgjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency