Gjykata e Apelit nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Roland Liti, i akuzuar si një nga tre autorët e grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ndaj Litit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”, masë të cilën nuk e ka ndryshuar as shkalla e dytë e gjyqësorit.
Liti bashkë me shtetasit Robert Kulla dhe Alan Babameta akuzohen për grabitjen e bankës së ndodhur më 8 gusht të këtij viti me anë të hapjes së një tuneli në bodrumin e pallatit, nëpërmjet të cilit grabitën kasafortën me para.
Tre të arrestuarit kishin marrë me qira një lokal, të cilin nuk e kishin vënë në punë asnjëherë dhe nga i cili arritën të hapnin një vrimë në mur, duke depërtuar në ambientet e bankës.