Kryebashkiaku i Parmës i bashkohet protestës kundër mbetjeve në Shqipëri

0
205

Kryetari i Bashkisë së Parmës në Itali, Federico Pizzaroti i është bashkuar protestës së shoqërisë civile në Tiranë përpara Parlamentit, ku po zhvillohet seanca plenare.

Ai i është bashkuar turmës së protestuesve dhe është shprehur kundër projektligjit të Qeverisë Shqiptare për importin e plehrave. Duke folur në këtë protestë, kryebashkiaku i Parmës ka thënë se publiku duhet të edukohet për mbetjet.

“Nuk lejohen impiantet që djegin plehrat. Janë rritur deri në 70% impiantet e riciklimit. Më vjen mirë që ka një lëvizje të fortë qytetare që janë të angazhuar për interesin publik”, ka thënë para protestuesve kryetari i Bashkisë së Parmës në Itali./opinionkryebashkiaku-550x348