Mbledhja e grupit/ Basha: Komision hetimor për ARMO-n e maturantët. Largimi nga Kuvendi, jo i drejtë, duhet përballje

0
198

Ish Kryeministri Berisha, e cilësoi domosdosdoshmëri ngritjen e dy komisioneve, sepse sipas tij, pas çështjes së arsimit dhe asaj të ARMO –s, fshihen afera korruptive

Demokratët do të kërkojnë në parlament ngritjen e dy komisioneve hetimore, me qëllim zbardhjen e situatës së pranimit të maturantëve në Universitet dhe një tjetër komision  për privatizimin e ARMO -s. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar demokrat, lideri i të djathtëve, Lulzim Basha u bëri thirrje deputetëve, të mbyllim punën e komisioneve, të kërkuara nga opozita, deri tani, në mënyrë që të ngrihen dy komisinet e tjera, për të cilat kërkoi rezultate eficente.” Duhet të mbyllet puna e komisioneve hetimore në Kuvend  për të kaluar tek ngritja e  komisioneve të tjera hetimore, si në rastin e ARMO – s  dhe Arsimit,” mësohet të ketë thënë  lideri i  selisë blu, në mbledhjen me dyer të mbyllura. Edhe ish Kryeministri Berisha, e cilësoi domosdosdoshmëri ngritjen e dy komisioneve, sepse sipas tij, pas çështjes së arsimit dhe asaj të ARMO –s, fshihen afera korruptive. Në mbledhje e djeshme, lideri demokrat adresoi kritika ndaj deputetëve, të cilët braktisën sallën, të enjten e shkuar dhe kërkoi prej tyre të tregojnë qëndrim të unifikuar ndaj mazhorancës. “ Largimi i opozitës nga Kuvendi të enjten nuk është i drejtë. Duhet përballje, një grup, një qëndrim. Jo vetëm Noka dhe Zeneli, duhet të qëndroni të gjithë,” – theksoi Basha përpara deputetëve të djathtë.

 

Qëndrimi

Në mbledhjen e djeshme të grupit demokrat, nuk ka ngelur jashtë vëmendjes, ligji për importin e mbeteje, i cili pritet të kalojë në seancën e sotme parlamentare. Pas ndryshimeve të dakortësuara mes PS – LSI , ligji u votua në komsionin e Sigurisë, vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e braktisi mbledhjen e të martës, në komisionin e sigurisë, me argumentin se pas këtij ligji fshihen tendera dhe koncesione kamerash. Të njëjtin shqetësim e ngriti ditën e djeshme edhe kryedemokrati Basha, i cili mësohet të ketë thënë se ligji është ndryshuar, pas pazarave të  mbyllura nga qeveria. “Ligji duhet parë me vëmendje për të mos lejuar që të miratohet një skemë e pastër mafioze e kriminale,” – mësohet të jetë shprehur, kreu opozitar në mbledhje. Demokratët diskutuan dje, edhe për zhvillimet e fundit që lidhen me ligjet që shoqërojnë paketën kushtetuese, pasi nënkryetari i komisonit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, bëri një  përmbledhje të zhvillimeve të fundit, përsa I takon këtyre ligjeve. Për kryedemokratin Lulzim Bsasha, ligjet e miratuara nga mazhoranca janë antikushtetuese dhe shumica po përpiqet të kthejë skenarin e 21 korrikut. Ai theksoi se është prishur konsensusi politik i 21 korriku dhe mazhoranca po tenton sërish të kapë institucionet  e drejtësisë. Edhe më herët, në daljet publike, pas miratimit të ligjit të Vettingut, vetëm nga mazhoranca, Basha deklaroi se atë që kryeministri Edi Rama, nuk e bëri dot në paketën e ndryshimeve kushtetuese në tërësi, po përpiqet ta bëjë tek ligjet që shoqërojnë reformën.