Të gjithë kandidatë që do të aplikojnë për herë të parë do të paguajnë mandatin prej 20-mijë lekësh. Ndërsa kandidatë që kanë aplikuar dhe në raundin e parë këtë herë nuk do ta paguajnë këtë mandate. Ndërkohë nga data 23-25 maturantët duhet të bëjnë kërkesë për fotokopjet e testeve të maturës
Sejrie Baleta
Për të gjithë ata maturantë që do të vijojnë aplikimet në universitete në raundin e dytë, tashmë ministria e Arsimit vë në dispozicion sistemin online “portal i klasifikimit”. Ky sistem u prezantua nga ministrja Nikolla në një takim me rektorë dhe maturantë mbrëmjen e djeshme. “Raundi i dytë i aplikimeve fillon në 23 shtator, por fillon në një situatë të re që ka krijuar përmbyllja e raundit të parë të regjistrimeve. Ndryshe nga sistemi i mëparshëm që vendoset kompjuteri pa i dhënë mundësinë askujt të mësonte nga ky proces për zgjedhjet që kishte bërë për e aq më pak të ndërronte preference, tashmë sistemi ofron një trasparencë më të madhe por edhe mundësinë për të ndryshuar preference” tha Nikolla. Ndërsa tek Agjencia Kombëtare e Provimeve është publikuar njoftimi për fotokopje. Në zbatim të rregullores së Maturës Shtetërore, çdo nxënës maturant/kandidat, që kërkon fotokopjen e testeve të Maturës, duhet të paraqesë kërkesën e tij në shkollë brenda datës 23.09.2016, bashkë me mandat pagesën. Darza mbledh kërkesat për fotokopje nga çdo shkollë dhe i dorëzon ato në AKP brenda datës 25.09.2016. Fotokopjet e kërkuara do të nisen nëpër DarZa me postë brenda datës 3.10.2016. Ndërkohë nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se 75 për qind e kuotave në universitet janë të lira, duke rritur kështu shpresat e të gjithë atyre maturantëve që nuk kanë rezultuar fitues në fazën e parë. Në një takim me rektorë dhe maturantë, Nikolla theksoi se raundi i dytë i aplikimeve për studimet e larta do të nis më 23 shtator, ndërsa do të aplikohet një proces i ri. Nikolla u ka kthyer përgjigje të gjithë maturantëve jofitues, duke shtuar faktin se duhet të tregohen të vëmendshëm në përzgjedhjen e degëve. “Ju e dini se Farmacia ishte një degë në listën e parë, pasi mbyllej me notën mesatare 10. Nga kjo degë ka 86 kuota të lira për në fazën e dytë. Mendoj se kjo situatë mundëson një histori të re suksesi për shumicën e vendeve që rezultojnë të lira. Pra 75 për qind të kuotave janë të lira. Ju që po na ndiqni në ekran, raundi i dytë i aplikimeve nis në 23 shtator, nis me një sistem tjetër. Ndryshe nga përzgjedhja e parë, kur vepronte kompjuteri, tashmë sistemi jep mundësi që të ndryshojnë preferencat. Ndaj, keni të gjitha mundësitë që të vlerësoni mundësitë tuaja. Për ju që do të vijoni garën për kuotat e lira, MAS vë në dispozicion sistemin online, portalin e aplikimit. Mund ta bëni edhe nga telefoni. Në përfundim të raundit të dytë, do të merrni në kohë reale rezultatet e renditjes. Procesi i lëvizjes së vijës së kuqe, do të sinkronizohet në rang kombëtar nëpërmjet sistemit online pas çdo regjistrimi. Ky sistem do të reduktojë kohën. Fundi i këtij procesi do të shënojë një progres dhe sukses, ndaj nuk ka vend për dilema, por ka vend për përqendrim për të marrë të gjithë informacionin.”, tha Nikolla. Ndërkohë për të gjithë maturantët të cilët kanë aplikuar një herë në raundin e parë dhe për arsye të ndryshme duan të aplikojnë dhe në raundin e dytë nuk do ta paguajnë mandate pagesën prej 20- mijë lekësh. Të gjithë ata kandidatë që aplikojnë për herë të parë do ta paguajnë këtë tarifë duke printuar formularin e publikuar në AKP i cili parapetet tek fotoja e mposhtë. Por procedurat e raundit të dytë për të aplikuar janë me të thjeshta. “Maturantë, keni të gjitha mundësitë që të rivlerësoni zgjedhjen tuaj falë transparencës së raundit të parë dhe të mundësoni që merita dhe preference të jenë fituese. Për ju që do të vijoni garën për kuotat e lira në universitete publike, ministria e Arsimit vë në dispozicion sistemin online “portal i klasifikimit”. Portali do të jetë i disponushëm edhe nga telefoni. Ju do të logoheni me ID e maturantit do të konsultoni rezultatet e arritura në raundin e parë dhe nëpërmjet këtij informacioni do të keni më shumë mundësi për të përllogaritur mundësitë zgjedhjet për degët ku mund të aplikoni përpara se të nisni aplikimin e raundi të dytë. Në përfundim të raundit të dytë po nëpërmjet portalit do të merrni në kohë reale rezultat e renditjes sipas preferencave të përzgjedhura në raundin e dytë. Procesi i lëvizjes së kuqe do të sinkronizohet në rang kombëtar nëpërmjet sistemit online pas çdo regjistrimi që ju do të kryeni pranë sekretarive në universitet. Ky sistem do të shkurtojë të gjithë periudhën e regjistrimit të këtij raundi dhe do të japë mundësinë e shfrytëzimit të çdo kuote të lirë sipas preferencave të shprehura nëpërmjet një bashkërendimi në rang kombëtar të procesit të lëvizjes së vijës së kuqe për çdo programi studimi” përfundoi fjalën e saj Nikolla.