“Tomka dhe shokët e tij” në Washington DC

0
287

Filmi shqiptar, “Tomka dhe shokët e tij”, në versionin e tij të restauruar, do të shfaqet në Uashington DC më 5 shkurt. Kjo gjë u mundësua nga Projekti i Albanian Cinema Project dhe Albanian American Academy, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në SHBA në kuadër të programit për art dhe edukim të Bankës Botërore. Filmi “Tomka dhe shokët e tij” është një film me metrazh të shkurtër me regji të Xhanfize Kekos dhe është realizuar në vitin 1977. Ngjarja e filmit zhvendoset gjatë luftës së dytë botërore, fill pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe ardhjes së nazistëve në qytet. Filmi rrëfen përpjekjet e fëmijëve për ta rimarrë fushën e tyre. Filmi “Tomka dhe shokët e tij”, së fundi është restauruar në Bibliotekën e Kongresit në SHBA, falë një bashkëpunimi me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe Projektit të Kinemasë Shqiptare. Shfaqja të premten në World Bank Washington organizohet nga ACP dhe i ftuar për të folur mbi restaurimin do të jetë Ken Weissman, supervizor i restaurimit në Bibliotekën e Kongresit.