Një 69-vjeçar lindur në Përmet dhe banues në Tiranë është gjetur i pajetë anës rrugës së Linzës mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastit. Policia njoftoi se ai është vrarë me armë zjarri. Burime në vendin e ngjarjes thanë për lapsi.al se ai është qëlluar me plumb në kokë. Sipas burimeve zyrtare viktima është Gani Çela trupi i të cilit është gjetur në rrugën e Linzës, pranë varrezave, rrëzë një peme. Anash trupit është gjetur një pistoletë tip TT dhe një gëzhojë. Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje.