Guardia di Finanza kap një mjet lundrues të dyshimtë në brigjet e Barit.
Njoftimi bëhet me dije nga qendra ndërinstitucionale operacionale detare, e cila thotë se mjeti i dyshimtë u evidentua mbrëmë rreth orës 22:25.
Sipas qendrës ndërinstitucionale operacionale detare, mjeti po lëvizte drejt Kepit të Gjuhëzës bari me shpejtësi 18 milje.
Lidhur me këtë është njoftuar policia kufitare dhe Guardia di Finanza.
Mjeti i raportuar u kap nga kjo e fundit në brigjet e Barit ne orën 01: 04.