Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar para gazetarëve një tender në KESH që po mbahet në sekret të fortë nga Ministri i Industrisë Damian Gjiknuri.
“Kaskada e Drinit, – tha ai, – po tregtohet si në pronë private nga hajduti me fytyrë njeriu, Damian Gjiknuri.”
Berisha kërkoi që Prokuroria Shqiptare dhe ajo e Serbisë të ndërmarrin të gjitha hetimet për këtë aferë, ku kompania serbe e fiton këtë tender duke eliminuar çdo kundërshtar.
Berisha akuzoi Ramën se po bën gjithçka për pasurimin e tij personal.