Brad Pitt nuk i është vërsulur fizikisht djalit të tij Maddox gjatë një fluturimi me avion provat gjatë javës së kaluar.
Ndonëse u tha se ata kishin pasur një grindje të fuqishme gjatë rrugës për në Los Angeles e FBI po e heton aktorin për abuzim me fëmijët e tij, një mik i tij ka thënë se se ai asnjëherë nuk ka abuzuar me fëmijët e tij, mirëpo në rastin me Maddox situata kishte eskaluar shumë dhe ishte Jolie ajo që i kishte ndarë.
Miku i Pitt ka thënë për Daily Mail, se çdo gjë është ekzagjeruar dhe kjo po e dëmton familjen, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka thënë se Pitt nuk ka asgjë kundër Angelina Jolie dhe se e respekton shumë nënën e fëmijëve të tij.
Angelina dhe Brad Pitt, kanë vendosur ta prishin martesën e tyre pas 12 vjet lidhje së bashku. Ata kanë adoptuar tre fëmijë, ndërsa për tre të tjerët janë prindërit biologjikë