Fier/ Merrte para duke u hequr si shef i Task-Forcës, arrestohet elektriçisti

0
289

Paraqitej si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike, por arrestohet në flagrancë nga Policia. Në prangat e Policisë ra Ervin Dyle, 31 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

31-vjeçari, me detyrë elektriçist, ka shkuar në disa banesa në fshatin Kallm dhe është paraqitur si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke i kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike.

Arrestimi i tij është bërë në vendin e quajtur “Autogrili” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Opel me targa CV 231 SE.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mashtrimi”, “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 143/1, 246 dhe 291 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency