Ligji për masat e sigurisë/ Tahiri: Do fillojmë me subjektet që kanë më shumë risk

0
202

Një ditë pasi kuvendi miratoi ligjin për masat shtesë të sigurisë, ministri i Brendshme deklaron se së shpejti do të gjejë zbatim dhe “një sistem qëndror që do ketë lidhje edhe me kamerat e rrugës”

“Fillimisht zbatimi në subjektet që kanë më shumë risk. Nuk do të përjashtohen kopshtet dhe shkollat” tha Tahiri

Deklarata u bë gjatë përurimit të godinës së re të Forcave Speciale RENEA, një investim prej 6 milionë eurosh i qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.