Mbaron mandati i Totozanit, ja kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Avokat Populli

0
170

“Ftohet çdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kushtet e parashikuara në nenin 3, të ligjit nr.8454 datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit” i ndryshuar, të paraqesë kandidaturën për Avokat të Popullit të Republikës së Shqipërisë”.

Kështu thuhet në ftesën që ka publikuar sot, Kuvendi i Shqipërisë, për të gjithë ata që duan të zënë vendin e Igli Totozanit, Avokatit aktual të Popullit.

Mandati i Totozanit përfundon në dhjetor të këtij viti dhe pasardhësi duhet zgjedhur një muaj para largimit, ndaj edhe Kuvendi ka shpallur kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët:

 

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit:

Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:

a): të jetë shtetas shqiptar.

b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;

ç): të mos jetë dënuar penalisht

d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet zyrtarisht pranë sekretarisë së Kuvendit të Shqipërisë. Dokumentet duhet të përmbajnë:

  • Kërkesë për shprehje interesi për të kandiduar për vendin vakant të shpallur
  • CV-në, nr kontakti tel/email/
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Librezë pune e noterizuar
  • Diplomë që provon se ka mbaruar arsimin e lartë universitar / studime pas universitare/ të noterizuara
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore që nuk ka qenë i dënuar penalisht.
  • Plotësim dhe nënshkrimi i formularit vetëdeklarimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr 138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”.
  • Deklaratë që kandidati nuk është anëtar i partive politike.
  • Deklaratë që kandidati nuk është në konflikt interesi.

Dokumentet dhe afati i paraqitjes së tyre bëhet brenda 30 ditëve nga shpallja e këtij njoftimi.

Formulari i vetëdeklarimit, është i publikuar në faqen kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkëlidhur kërkesave për dokumentacion, janë dhe modelet e dy deklaratave që duhen të firmosen nga kandidatët para emërimit në detyrë: 1. Mbi mos qënien anëtarë i partive politike ose organizatave 2.Mbi konfliktin e interesave

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency