Një operacion i përbashkët Shqipëri-Itali është zhvilluar në bregdetin jugor të vendit në orët e para të mëngjesit. Fryt i operacionit ka qënë ndalimi i dy gomoneve me 30 pako mmarihuanë dhe arrestimi i dy trafikantëve nga Vlora.
POlicia e Shtetit njoftoi se pas një operacioni të përbashkët me Policinë italiane ka goditur një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare ka identifikuar dhe sekuestruar një mjet lundrimi i tipit gomone me dy motora.
Ndërkohë, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim. Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit.
Rreth orës 2.10, shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë mjetin e lundrimit, gomone me motor 250 kuaj fuqi.
U sekuestrua një sasi mariuane e ndarë në 30 pako, dhe në pranga u vunë shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës.
Autoritetet italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punon për dokumentimin e plotë veprimtarisë kriminale të personave të arrestuar.