Cigaret e famshme të markës “Ronhil” pas 37 vitesh shkojnë në histori, kështu që nga tetori do të quhet “Dunhill”.
Përfaqësuesit e kompanisë “British American Tobacco” në një konferencën për shtyp theksuan se “Ronhill”, pas tetë vjetësh të rënies së vazhdueshme, ka humbur më shumë se gjysmën e pjesës së parë të tregut, transmeton lajmi.net.
Drejtuesit e kompanisë thanë se kjo ishte shenjë e qartë se konsumatorët janë duke kërkuar ndryshime në këtë cigare.
“Ronhil” është marka më e famshme dhe më e shitur rajonale në industrinë e duhanit. Sipas të dhënave në dispozicion, vetëm në vitin 2007 u shitën 5.8 miliardë copë Ronhill.
“Ronhill”, ka qenë në treg që nga viti 1979.