Dalin fakte të tjera që rëndojnë pozitën e ministrit të Energjisë Damian Gjinkuri në tenderin për depozitimin e energjisë, që ja kalon menaxhimin e kaskadës së Drinit kompanisë serbe EFT. Syri.net zbardh dokumenta konfidenciale ku Damian Gjiknuri ndërhyn drejtëpërdrejtë dhe në shkelje të ligjit cënon haptazi pavarësinë e Entit Rregullator të Energjisë duke i kërkuar atij të tërhiqet nga vendimi për bllokimin e tenderit të dyshimtë. Tenderi i KESH për depozitimin e energjisë u zhvillua në datën 13 qershor, përmes një proçedurë të dyshimtë pa shpallje zyrtare, por thjeshtë përmes një publikimi në faqen e internetit të KESH.
Më datën 15 gusht përballë kësaj praktike të dyshimtë, Enti Rregullator i Energjisë ka marrë vendim duke i kërkuar KESH të ndërpresë menjëherë çdo veprim të mëtejshëm për finalizimin. Por menjëherë pa kësaj, ministri i Energjisë Damian Gjinkuri i ka dërguar një shkresë Entit Rregullator ku i kërkon ta anullojë vendimin dhe ta lejojë KESH-in që ta finalizojë tenderin për depozitimin e energjisë me kompaninë sebre EFT.
“Nëpërmjet këtij produkti “Kontrata për depozitimin e e energjisë në kushtet e prurjeve të mëdha” maksimizon prodhimin e energjisë. Në këtë kuptim lutemi rishikimin e vendimarrjes së ERE-s,” thuhet në shkresën e Gjiknurit që përbën një ndërhyrje të drejtëpërdrejtë dhe cënim të hapur të pavarësisë së Entit Rregullator. Afera me tenderin Me datë 13.06.2016, KESH sh.a hapi tenderin për, “Shprehje Interesi per Marreveshjen Kuader per Depozitimin Energjise Elektrike”.
Përveçse u mbajt i fshehur pa u botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike ashtu siç e kërkon ligji, tenderi rrethohet nga dyshime të mëdha edhe sa i takon kritereve. Kjo pasi KESH ka vendosur si kriter pjesmarrje që kompania duhet te ketë një kapacitet mbi 300 mega që e plotësonte vetëm EFT me një central të ndërtuar në Bosnje. Kjo është në kontratë në të cilën nuk ka asgjë të qartë, sipas kësaj kontrate kompania EFT merr në menaxhim të gjithë prodhimin energjitik të kaskadës së Drinit duke marrë atribute të sektorit publik.
Kontrata nuk ka të saktësuar asnjë kush dhe lë vend për abuzime. Në kontratë nuk është përcaktuar se me çfare profilesh do lëvrohet energjia elektrike, dhe në çfarë fasha oraresh duke i dhënë mundësi kompanisë serbe EFT, të marri energji elektrike në oraret e pikut, të eksportojë dhe të shesi me çmim të larta dhe ta kthejë natën kur e ble me çmime disa fish më të ulëta. të gjitha këto shkelje flagrante të ligjit bënë që Enti Rregullator t’i kërkojë KESH që të ndalë menjëherë tenderin. Por në shkelje të ligjit, Korporata nuk e ka zbatuar urdhërin dhe ka vazhduar me lidhjen e kontratës. ndërsa nga ana tjetër Damian Gjinkuri i bën presion Entit që të ndryshojë urdhërin për ta lënë KESH-in ta nënshkruajë kontratën, e cila nga ekspertët konsiderohet si një nga tenderat më të dyshimtë publikë./SYRI.net/