Sulm kibernetik në Shtëpinë e Bardhë, skanojnë dhe publikojnë pasaportën e zonjës së parë

0
246

Shtëpia e bardhë ka deklaruar se po heton një sulm kibernetik pas publikimit online të pasapostës së zonjës së parë amerikane.

Zëdhënësi Josh Ernest tha se skanimi i dokumentit indetifikues është bërë nga adresa gmail e një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë.

Hakerat publikuan gjithashtu të dhëna mbi udhëtimet, emra, numrat e sigurimeve shoqërore dhe datat e lindjes së anëtarëve të stafit. DCLeaks.com, një grup hakerash të cilët publikuan javën e kaluar disa emaile të ish sekretarit të shtetit  Colin Powell, morën përgjegjësine e ngjarjes. Prokuroja e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Loretta Lynch, tha se incidenti po hetohet kurse zëdhënësi i shtëpisë së bardhë e kosnideroi një kambanaë alarmi për sigurinë e presidnecës amerikane.

Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e presidentit dhe zonjës së parë u shpreh i shqeyësuar për hakerimin. Në muajin korrik  hakerat publikuan një sërë emailesh nga Komiteti Nacional Demokratik duke nxitur dorëheqjen e kryetares Debbie Wasserman Schultz.

Përgjegjës të kësaj ngjaje shba ka bërë hakerat ruse të  sponsorizuar nga shteti. Ndërkohë të premten, gjigandi i internetit Yahoo konfirmoi se hakerët kanë vjedhur informacion nga rreth 500 milionë përdorues në vitin 2014, e cila duket së është hakerimi më i madh më histori.