Një 32-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në oborrin e banesës së tij, në rrugën “Besim Alla”, në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se 32-vjeçari Gerard Avxhia, është gjetur i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë, rreth orës 6:46 të mëngjesit të sotëm. Ka qenë nëna e të riut ajo që ka konstatuar trupin e pajetë të djalit, të varur në pemë. Sipas policisë, nga hetimet paraprake, dyshohet se Avxhia mund të jetë vetëvarur. Gazetarja Dorjana Bezat ka mësuar se rreth 6 muaj më parë 32-vjeçari kishte humbur të atin, si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme. Mësohet se djali e kishte përjetuar shume keq ndarjen nga babai dhe shkonte çdo ditë në varreza, duke thënë do ti shkonte të atit pranë. Nëna ka deklaruar se ishte munduar ta nxirrte të birin nga depresioni, por përpjekjet e saj nuk mjaftuan.
Home Aktualitet Kronikë Tiranë, 32-vjeçari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë së tij. Zbulohet...