Veliaj thyen heshtjen me akuza dhe gënjeshtra: Kush është fajtor për vdekjen e Arditit në Sharrë

0
192

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka shmangur gjithmonë një prononcim për rastin tragjik të vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Ai është pyetur për këtë temë në një intervistë të gjatë të dhënë për “Prishtina Insight” për disa nga çështjet kryesore mbi atë që po bëhet në Tiranë. Por kryebashkiaku i Tiranës nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për atë që ndodhi në Sharrë, megjithëse e kishte prezantuar vetë kompaninë në fjalë si model të një trajtimi të ri të mbetjeve urbane.

Sipas Veliajt vdekja tragjike po përdoret për përfitime politike, duke insistuar se Bashkia nuk e menaxhon pikën e grumbullimit të mbetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe se kjo çështje do të investigohet plotësisht.

“Sigurisht ata [menaxherët e pikës së grumbullimit] shkelën kodin e punës. Le të lejojmë vijimin e hetimeve. Në Tiranë momentalisht kam 100 kantiere të hapura pune. Në secilën prej urave, në secilin prej bulevardeve, në secilën prej brigjeve të lumenjve në të cilët po punojmë në zonat rurale, mund të ndodhë një aksident. Në rast se bëhemi pjesë e lojës së hienave politike, që shprehen se gjithkush në këto kantiere pune është i lidhur drejtpërdrejt me kryetarin e bashkisë që siguron këtë punë, kjo thjesht nuk do të funksionojë” – thotë Veliaj.

Veliaj u vu në akuzë për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, pasi rezultonte të ishte një punonjës i paregjistruar i turnit të natës në këtë landfill. Në mars, Veliaj vizitoi pikën e grumbullimit të mbetjeve në Sharrë, duke u shprehur se grumbulluesit informalë të mbetjeve, kryesisht anëtarë të komunitetit rom, do të kishin mundësi të punësoheshin në pikën e grumbullimit, në përputhje me të gjitha ligjet dhe procedurat e rregullta. Partia Demokratike, protestoi pas vdekjes së të riut dhe kërkoi dorëheqjen e Veliajt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency