Tre ditë pas zbulimit të shtëpisë-magazinë në Rrotull të Ishmit ku thahej dhe paketohej kanabisi, janë arrestuar dy persona.
Burime nga drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bënë me dije se në pranga ranë Julian Dama dhe Altin Lleshi, të cilët akuzohet se kryerin transportin e punëtorëve që punonin në vilën 2 katëshe ku u sekuestruan 300 kg drogë. Kujtojmë se shtepia ishte afer zones ku ra avoni ‘Piper’, qe drejtohej nga Guido Guidi, i cili dyshohet se po kryente transport te lendeve narkotike
Deklarata:
Në vijim të njoftimit të datës 22.09. 2016, ku në fshatin Rrotull, Ishëm u konstatua një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike dhe u sekuestruan 300 kg Cannabis Sattiva, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të hetimeve kanë ndaluar shtetasit e mëposhtëm:
• Julian Dama 27 vjeç, banues në Shkafane;
• Altin Lleshi 32 vjeç, banues në Hamallaj.
Shtetasit e mësipërm, me mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, në pronësi të shtetasit Julian Dama dhe automjetin tip Peugeot me targa AA 892 LP, në pronësi të shtetasit Altin Lleshi, kryenin funksionin e transportuesve të punëtorëve.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25 të Kodit Penal