Frika për humbjen e bashkëshortit, këngëtarja shqiptare përlotet në emision (Video)

0
266

Fytyrat publike, mbartin me vete pragjykimet se janë njerëz jo si të gjithë të tjerët. Por, historia tragjike e këngëtares Mihrje Braha, është e rëndë. Ajo është rrëfyer në emisionin ‘Express’ në KTV dramën rreth jetës së saj.

Një histori familjare për të cilën thotë se ka qenë një dramë e vërtetë. Bëhet fjalë për një sëmundje që ka kaluar bashkëshorti i saj, Naim Abazi.

“Do të ndalem në një pjesë tjetër të jetës sime para luftës, kur është dyshuar se Naimi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ka qenë dramë e vërtetë. Nuk kam qejf ta kujtoj këtë histori”.

Braha ka theksuar e gjatë aaj kohe, i biri, Platori ka qenë shumë i vogël. “Naimi iu nënshtrua një operacioni që kaloi me shumë trauma në një spital privat. Ishte kohë pa kohë. Dramën që e kam përjetuar unë me Naimin nuk e ka kaluar njeri”,- rrëfen mes lotëve këngëtarja.

Ajo flet edhe për mometet kur ata u kthen në shtëpi, pas operacionit. “Momentet shumë të vështira kanë qenë kur Naimi ka dalë nga operacioni dhe është kthyer në shtëpi. Dita kalonte se kishim njerëz. Prisnim rezultate, analizën e fundit për të vërtetuar a ishte ajo që dyshonim apo jo. Unë me Naimin mbeteshim vetëm në darkë dhe qanim”.

Drama më e fortë tregon Mihrija, ka qenë kur bashkëshorti i jepte amanetet. “Ai më linte amanetet: Kujdesu për Platorin! Në fund doli që Naimi nuk kishte asgjë. Nuk do t’ia dëshiroja askujt këtë”, tregon këngëtarja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency