Paraditën e sotme në Korçë është rëgjistruar një aksident i rëndë ku për pasojë është plagosur një 41-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit në qendër të qytetit juglindor.
Burime nga policia pohojnë për ‘BalkanËeb’ se një automjet tip ‘Golf’ i cili po udhëtonte përgjatë bulevardit ‘Republika’ ka aksidentuar drejtuesin e e biçikletës. Mësohet se drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari Eris Bame pasi ka goditur 41-vjecarin, ka humbur kontrollin, duke u përplasur me murin e një lokali.
Fill pas kësaj ngjarje i riu ka rënë në pranga, ndërsa i lënduari është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihën mjekësore.